U hodh nga kamioni se nuk i funksiononin frenat, ndërron jetë 35-vjeçari në Has

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga dera e kamionit pasi kishte humbur kontrollin e mjetit.

Sipas Policisë, shtetasi S.J., 35 vjeç nga Hasi është hedhur nga kamioni si pasojë e mosfunksionimit të frenave.

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.

Të Fundit