Hiqej si invalide prej 38 vjetësh, kapet mat duke kërcyer “belly dance”

“Herë pas here shkoja te doktori dhe merrja një recetë për dy pako me ilaçe të vogla, pasi i merrja në fakt i hidhja”

Prej 38 vitesh gruaja hiqej si invalide duke marrë pensionin e invaliditetit civil dhe kompensimin për shoqërues për shkak se ishte deklaruar se vuante nga një sëmundje e rëndë mendore dhe “nuk u përgjigjej stimujve të jashtëm”, por në rrjetet sociale shfaqen fotot e saj teksa performonte kërcim barku. Një grua 67-vjeçare, me banim në provincën e Palermos, është futur në telashe dhe policia financiare kanë kryer një sekuestrim parandalues ​​të aseteve në vlerë totale mbi 205 mijë euro. Në fakt, kjo është shuma që sipas akuzës e ka futur në xhep pa pasur të drejtë llogarie. Gruaja duhet të përgjigjet për mashtrim të rëndë dhe vjedhje të fonde publike.

Sipas asaj që doli nga hetimi, gruaja dyshohet se “me mashtrim ka simuluar një sëmundje të rëndë mendore” për të përfituar pension invaliditeti civil, të plotësuar me kompensimin shoqërues të dhjetorit 1983. Ajo kishte arritur të mashtronte komisionin mjekësor, duke rezultuar në një sëmundje të rëndë, diagnozë e konfirmuar më pas në vitin 2010 e cila i garantonte pagesën e një pensioni mbi 800 euro në muaj”. Megjithatë, në realitet, e dyshuara nuk kishte asnjë lloj sëmundje.

Policia financiare e dalloi gruan teksa bënte pazar në tregun lokal, normalisht duke ndërvepruar me klientët dhe tregtarët. Profili I saj në rrjete sociale ishte me foto e video duke kërcyer “belly dance” e duke bërë aktivitete të ndryshme motorike.

I hodha ilaçet …”

Herë pas here shkoja te mjeku dhe më jepte recetë dy pako me ilaçe të vogla, pasi I merrja në fakt i hidhja. Sigurisht që ëmbëlsirat eh.. duhej t’i merrja, nëse nuk i marr rezultati, se gjithsesi i marr ëmbëlsirat, kupton?”. Kështu ka thënë e dyshuara në telefon duke mos ditur se fjalët e saj janë përgjuar nga policia financiare.

 

Të Fundit