Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh, është arrestuar nga policia.
Sulejmani nuk ka pasur leje drejtimi dhe dyshohet se është futur me semafor të kuq në momentin e aksidentit.
Ai ka përplasur një çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre tre mujash i cili ka qenë në karrocë. Pas aksidentit ai është arratisur menjëherë, por është vënë në pranga pas ndjekjes.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.