Një vit më parë kemi transmetuar denoncimin e zotit Taulant Cela, administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit,Tiranë, Ai tregoi për mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një golf 4 dhe një Mercedes ML nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë dhe Pogradecit. Në rastin e Pogradecit, një qytetar u kap me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë. Autori u arrestua dhe makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka u shpreh, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga.Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë cështje,prokurori ndryshoi version, duke vendosur kthimin e mjetit Taulant Celës.Sot, më shumë se një vit më pas,Taulant Cela tregon, se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë.Ka shkuar në policinë e Korcës, e në fillim i kanë thënë, se duhen dokumentat zyrtare dhe më pas, se nuk janë dokumentat e makinës. Ai thotë, se ka shukuar shumë herë të marrë autimejtin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime.Vendimi i gjykatës i datës 12 dhjetor 2021 thotë, se makina duhet t’i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme. Ne jemi drejtuar në Drejtorinë e policisë së Korcës, ku na thanë, se duhen dokumentat fizikisht.
Në polici premtojnë, se makina do të kthehet të hënën.