Miliona njerëz në mbarë botën e nisin ditën e tyre me kafe, por shumica nuk janë të vetëdijshëm se bëjnë një gabim që pinë kafe para mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti Batu zbuluan se pirja e kafesë me stomak bosh mund të prishë kontrollin e sheqerit në gjak.
Në studim, studiuesit përfshinë 29 burra dhe gra të shëndetshme për t’iu nënshtruar tre eksperimenteve të ndryshme. Në një eksperiment, pjesëmarrësve që bënin një gjumë normal, u kërkuan të konsumonin një pije të ëmbël kur të zgjoheshin.
Në një tjetër, pjesëmarrësit që nuk bënin gjumë të mirë, pinin një pije me sheqer kur u zgjuan. Në eksperimentin e tretë, ata nuk bënin gjumë të mirë por iu dha kafe e zezë 30 minuta para se të konsumonin një pije të ëmbël.
U zbulua se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Studiuesit thanë se kafeja para vaktit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50 për qind. Harry Smith, i cili drejtoi studimin, shtoi: “Individët duhet të përpiqen të konsumojnë kafe pas mëngjesit.”