Javën e kaluar sollëm regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinit dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni. Punonjësit kërkonin nga 30 euro për person, për kalimin e kufirit.Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh, denoncoi presionin, që i bëhej, duke i kërkuar ryshfet për një shërbim, që duhet të ishte falas dhe që i takon. Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Stop” të korrupsionit në doganën e Bllacës në Maqedoni, zëvendësministri për Punë të Brendshme Nazim Bushi, konfirmoi, se është arrestuar shefi i turnit në këtë pikëkalim kufitar. Ai u kap me kamera të fshehtë, duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë, që hynin në Maqedoninë e Veriut.I arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor, që duket në video, mësohet se ka inicialet Z.R.
- +355 67 220 8888
- [email protected]