Vjehrri vrau nusen e djalit me thikë dhe vari veten, zbulohet motivi i krimit tronditës në Fier

FIER
Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar vrau nusen e djalit, 30 vjeçe.

Vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

“Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret.

Ka pasur kontradikta të vazhdueshme mes djalit dhe babait për këtë lidhje, pasi ai nuk pranonte faktin që 30-vjeçarja kishte qenë më parë e martuar. Nuk dihet nëse ka pasur dëshmitarë në ngjarje dhe në vend kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurori i gatshëm.

Sipas dëshmive të para, në banesë kanë qenë vetëm autori dhe 30-vjeçarja.

Ka qenë një telefonatë në Policinë e Fierit që ka ngritur alarmin dhe pas mbërritjes është konstatuar trupi i pajetë i të resë në banesë dhe autori i varur pas shtëpisë”, raporton BallkanWeb

Të Fundit