“Mielli, orizi, sheqeri dhe vaji i lulediellit”, këto janë produktet që Bordi i ngritur nga Ministria e Financave do të mbajë nën monitorim, që të mos rriten pa kontroll.
Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, Bordi do të marrë një vendim për çmimet e këtyre katër produkteve dhe në treg nuk do të shiten me çmim më të lartë nga ai që vendos bordi.
“Do të përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve. Bordi i Ushqimeve ka vendosur që më 1 prill të mbajë nën monitorim katër produkte. Pra mielli, orizi kokërrgjatë, sheqeri dhe vaji i lulediellit.
Do të përcaktohet marzhi i fitimit dhe do të aplikohet. Do të dalim sot me disa çmime referencë. Nuk do të jetë me çmim më të lartë nga ai që vendos Bordi, do të publikohen sot çmimet” tha Ibrahimaj.
Mes të tjerrsha Ibrahimaj u shpreh se Financat po diskutojnë edhe për imputet bujqësore si dhe për garancinë sovrane.
Ndërkohë sipas ministres inflacioni me rritjen e çmimit të produkteve do të zgjasë më shumë se harku kohor i një viti, ndaj sipas saj u ngritën edhe bordet.
“Do të zgjas më shumë inflacioni, më shumë se harku kohorë i këtij viti. Prandaj u ngritën bordet.” tha Ibrahimaj.