Nard Ndoka: Basha është skuth politik, politikan pa ngjyrë dhe erë, nuk i hyn as dreqit në punë

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e etiketon Lulzim Bashën si skuth politik, duke folur për pazare të bëra prej tij gjatë drejtimit të Partisë Demokratike.

Për MCN, Ndoka deklaroi se i ka ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet në Partinë Demokratike që sipas tij ka qenë një proces logjik.

Përtej vendimeve të gjykatave, konfirmimi si nga Kuvendi i PD, referendumi, edhe nga zgjedhjet lokale, konfirmim me votë, të anëtarësisë. Është një proces i mbyllur në aspektin politik, në aspektin ligjor, njohja e Kuvendit të PD, merr fund edhe në aspektin juridik. Jam përpjekur që të lexoj edhe Lulzim Bashën. E ndoqa në Shkodër, e kam ndjekur në hapat e tij, kishte mundësi që të mos e mbyllte me turp, edhe turpin do ta vazhdoj përtej deklarimit që bëri një hap pas. Hapi pas duhet të ishte largimi përfundimtar. Një lider pazarxhi i cili humbi gjithë betejat e tij. Sot kemi të drejtën jo të hamendësojmë por e kemi bindje të brendshme se disa etapa i ka shitur gjatë rrugës, vendimmarrje e rëndësishme ishte edhe lënia e mandateve. Duke parë edhe axhendën që na ka servirur gjithmonë me mashtrime dhe justifikime. Rikthimi i tij, po i krijon një kosto artificiale procesit. Është një skuth politik, pasi njeriu mund ta deklaroj se kam synime për të qenë kandidat për President, apo të kandidoj përsëri për kryetar. Është politikan pa ngjyrë, pa erë, mund të vijë era poshtërsi, pavarësisht se është i braktisur nga të gjithë.

I pyetur lidhur me pagesat për t’u futur në listat e kandidatëve nga Lulzim Basha, Ndoka tha se është një pjesë që ai e njeh mirë, pasi kan dërtuar skemën e tij korruptive, duke futur në lojë edhe kunatin.

Ky është një kapitull i turpshëm i zotit Basha, unë jam pre vetë e këtyre skemave, këto e kanë bërë tashmë Luizim Bashën një person non grata te anëtarësia. E futi PD në pikiatë, një lider që e merr partinë, një nga kryesoret në vend dhe e rendit të tretën, kjo është katastrofë, Lulzim Basha sot ka zëroi vota. Për inerci disa vota ishin për logon e partisë. Është një individ pa mbështetje individuale.

Më tej ai tha se, Lulzim Basha po i bën shërbim Edi Ramës dhe se në momentin ku opozita po rikonfigurohej dhe kishte një bashkim në bazë, u krijua një frymë bashkimi, por tha se “në këto momente padronët e tij e nxorën Lulin në fushë dhe i dhanë një zyrë afër PD dhe filloi lojën e Edi Ramës, për ta mbajtur peng PD dhe për të mjegulluar procesin e bashkimit”.

Ndoka deklaroi se Lulzim Basha po humb veten edhe si personazh edhe si njeri normal, por nënvizoi se shkaku i krizës ishte përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Sipas tij, Basha është një lider që nuk merret seriozisht nga baza, pasi nuk ka forcë por është personazh që nëpërmjet amplikfikimit të mediave të Kryeministrit, del e bën një lajm, ndaj tha se Edi Ramës i intereson kjo situatë.

Për fatin e mirë pati një ndërgjegjësim të grupit të PD, nuk është ndryshim kursi por përgjegjësi dhe ndërgjegjësim, pasi e shihnin veten si në borxh moral ndaj Lulzim Bashës, ata që e kanë paguar nuk kanë borxh se e kanë shlyer, por kur krahasojnë të ardhmen e PD, pati një lloj ndërgjegjësimi që ia vlen për tu përshëndetur. Shumica e grupit parlamentar janë orientuar jo tek Sali Berisha, por tek e ardhmja e PD. Investimi që kanë bërë ndërkombëtarët, është i dështuar. Edhe për SHBA, Lulzim Bashës nuk i hyn as dreqit në punë, ka humbur ndikimin. Ky është kapitull i mbyllur për opozitën. Nuk besoj se SHBA do godasin demokracinë dhe opozitën. Është një ndërhyrë e thellë dhe absurde në politikën, shqiptare, qofshin kushdo, edhe SHBA në këtë rast. Ndërkohë që janë disa kancelari të tjera europiane që e mbështesin procesin por edhe zotin Berisha, si një lider i padiskutueshëm në kampin opozitar. Bëri histori, askush nuk e mendonte zotin Berisha se do përmbyste një situatë 8 vjeçare, prej kurtheve që i ishin bërë edhe nga Soors, edhe nga Rama, edhe nga Basha. Ishte një aksion opozitar individual i zotit Berisha, që i surprizoi të gjithë në politikën shqiptare, analistat, e frikësoi Ramën pa diskutim, po merret si model edhe nga politikanë të rajonit. Rikthimet janë interesante kur ke një mbështetje.

I pyetur nëse Edi Rama do e kandidoj për President tha se, “Po tallet Rama me të, përtej dëshirës që mund të ketë Basha. Ai humbi karrigen me turp”.

Në këtë linjë deklaroi se sot Lulzim Basha është një lider që ka humbur gjithë simpatinë dhe se është në kufijtë minimal, pasi ka dështuar me turp.

Ndoka deklaroi se Basha, është i vetmi lider opozite që është përfolur për korrupsion duke qenë në opozitë dhe se është investim kolosal i Edi Ramës, për të cilin deklaroi se bleu liderin e opozitës, në vend që të blinte zgjedhësit.

Lulzim Basha e ruante byt*ën e tij me çelik.

Të Fundit