Një valixhe e dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm policinë e Fierit.
Valixhja e braktisur u gjet në qendër të Fierit. Por pas kontrollit të forcave xheniere, rezultoi se valixhja ishte bosh.
Bëhet me dije se valixhja ishte harruar në rrugë, nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.
Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.