E acaroi puthja, Florian Marku përplaset me kundërshtarin pas konferencës (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring ditën e nesërme, ku përballet me britanikun Chris Jeniks.

Pavarësisht se ndeshja është nesër, përplasja mes dy boksierëve ka nisur që ditën e sotme, kur kishin edhe konferencën zyrtare.

Një provokim me puthje nga Jekins, nuk është pritur mirë nga Marku, i cili ka reaguar keq. Boksieri shqiptar, ka kapur te fyti, duke e shtyrë 33-vjeçarin britanik.

Sherri mund të kishte degraduar më tej, por forcat e sigurisë mbyllën gjithçka, duke kapur dy boksierët.

“Puthjet janë për femrat, jo për mua. Shihemi nesër”, ka shkruar Marku pas incidentit.

Të Fundit