Jemi në qytetin e Korcës për problemin e nënëkomisar Aldi Bylykut me pozicion specialist i trafikut rrugor. Ai tregon, se në datën 24 janar 2022, në kryqëzimin e Cifligut është ndaluar një mjet, që drejtohej nga punonjësi i policisë i komisariatit të Maliqit, Nefail Mucollari. Ky i fundit është konstatuar pa patentë të vlefshme dhe ndaj tij është marrë masë admnistrative.Por një ditë më vonë, Aldi Bylyku është thirrur nga drejtori i policisë Korcë, Gjovalin Loka dhe është pyetur mbi këtë situatë. Dy ditë më pas drejtori ka propozuar transferimin e Aldi Bylykut në Memaliaj. Këtë transferim Aldi e lidh me ndëshkimin, që i bëri efektivit të policisë së Maliqit.Ne takuam policin e gjobitur Nefail Mucollari, i cili lëvizte prej 6 muajsh me patentë të skaduar, i cili tha, se nuk ishte ankuar, por kishte pranuar gjobën.Pyetjeve të gazetares, Mucollari iu përgjigj duke i thënë, se do të bënte kallzim për të në prokurori.
Ish-kreu demokrat Basha u shfaq sot për herë të parë 10 ditë, pasi dha dorëheqjen nga froni i selisë blu.Para gazetarëve Basha nuk foli për problemet në PD, por përdori metaforën “ujrat janë ende të turbullta, por do të qartësohen”! Basha iu drejtua parlamentit, por dicka iu kujtua dhe u rikthye dhe foli sërish para mediave.
Transferimi i efektivit të policisë rrugore të Korcës Aldi Bylyku është verifikuar edhe nga SHCBA-ja dhe është vlerësuar tendencioz.Bylyku ka vetëm një vit e gjysmë në këtë pozicion dhe për transferim duhet të kishte të paktën dy vjet.Vetë drejtori i policisë së Korcës, nuk gjendet, për të dhënë shpjegim për këtë lëvizje të paarsyetuar.Për këtë rast komunikuam me kreun e sindikatës së policëve, Sadedin Fishta, i cili pranoi, se transferimi i efektivit Aldi Bylyku, është bërë pa të drejtë.