Pas mbledhjes së kryesisë kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për gazetarët. Në fjalën e tij Rama është shprehur se nuk duhet të çuditeni që cilido qoftë nga shumica e pakica kërkohen nga drejtësia.
“Sot është një Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditeni që cilido qoftë nga shumica e pakica kërkohen nga drejtësia. Vendimet e SPAK, si komentoj, se për mua përtej palës, qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vijojë përpara e papenguar.
Mund të ketë kthime pas, mund të ketë vendime shumë të diskutueshme, janë të natyrshme në një proces që është proces zgjimi pas 500 vitesh padrejtësi.
Nuk bëhet fjalë për inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet, incenerimi është pjesë e tyre.
Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty. sot territore të tëra të Shqipërisë që ishin mbytur nga plehrat marrin frymë lirisht. Nëse në këtë proces, individë të caktuar, veçse bëjnë punë e shtetit, bëjnë edhe punën e xhepit të tyre, kjo s’ka lidhje me projektin, programin e qeverisë, cënim të ligjit.
Nëse drejtësia e nxjerr në pah, duhet të jemi të kënaqur. kush përdor detyrën shtetërore, mund të përfundojë, aty ku deri dje mund të përfundonin njerëz me pushtet. Qëndrimet e mia, këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund.”tha Rama.