Ndodhemi në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i njohur si “pushimi i shoferëve”.Ledion Toshkollari, tregon, se është shofer taksie, që paguan gjithë taksat. Në shkurt blen në Gjermani një mjet të tipit “volsvagen sharan”, duke paguar doganën e prerë siguracionin. Kur do ta conte makinën për kontroll fizik, kapet nga policia e Fierit dhe i bllokohet automjeti, pasi dilte “alert” në sistem.
Ledioni thotë, se u paraqit në komisariat, ku qëndroi një orë, por makinën nuk e mori dot.Aty u mor në pyetje nga OPGJ Arben Mihaj, dhe materialet iu kaluan prokurorisë. Ledioni ka mësuar, se prokuror cështje është caktuar Andi Bogace, por megjithë shkresat, që ka bërë, nuk i kanë sqaruar asgjë. E vetmja gjë, që ka dëgjuar në korridoret e komisariatit, është, se akuzohet për trafik.
Gazetarja e Stop komunikon me OPGJ Arben Mihaj dhe ky i fundit i thotë, se cështja ka vajtur në prokurori dhe është në hetim.Pas interesimit me zëdhënësin e Policisë Vendore Fier, Egi Doko, gazetarja mëson, se njëri nga policët, që ka qenë në detyrë, ka parë mjetin në rrugë, ka raportuar në radio dhe targat e mjetit në fjalë janë identike me një motomjet yamaha, ndaj dhe është bllokuar makina.Në këtë pikë policia i ka nisur shkresë Interpolit dhe ka marrë përgjigje, se cdo gjë ëështë në rregull.Tani problemi është, se rasti ka shkuar në prokurori dhe duhet të vendosë prokurori për kthim sendi.