Ministri Çuçi: 351 shtetas ukrainas po qëndrojnë në vendin tonë me mbrojtje të përkohshme

351 shtetas nga Ukraina kanë ardhur në vendin tonë që pas nisjes së luftës. Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili këtë të mërkurë zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Çuçi gjithashtu ka bërë me dije se ukrainasve që ndodhen në Shqipëri iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që vendi ynë ka për azilin.

 “Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti. Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira”, shprehet Ministri i Brendshëm.

Të Fundit