Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh që i ishte ardhur nga një shqiptar në Firenze në Itali në lidhje me pagesën e energjisë elektrike. Siç thuhej në mesazhin e qytetarit, totali i pagesës është mbi 600 Euro në një kohë ku jeton një një apartament të thjeshtë me qira dhe rroga është thjesht 1500 Euro.
Ndërkohë, ditën e sotme, Rama në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës është ndalur pikërisht tek kjo çështje, duke sqaruar se qytetari në fjalë i kishte shkruar sërish ditën e sotme duke i thënë se ajo është një faturë totale, ku ka të përfshirë edhe energjinë elektrike, edhe gazin.
Edi Rama: Më çoi një shqiptar i panjohur për mua nga Firenze një faturë dhe unë e publikova dhe filluan disa nga këto burimet mediatike gjobëvënëse për bizneset kryesisht dhe filluan me ca fatura të tjera dhe çështja është se më shkruante ai i shkreti sot në mëngjes se çfarë janë këta, por në atë faturë totale, unë kam edhe energjinë, edhe gazin. Se ka shumë fatura që janë të ndara dhe shumë fatura që janë të bashkuara dhe më çonte fatura të tjera që ishin të ndara.
E bënë dje copë në Facebook, çfarë nuk e nxorrën atë: Ky do të ketë shtëpi bari që ka gjithë këtë konsum energjie, e bënë dhe trafikues droge të shkretin me 3 goca. Ai tjetri thoshta “ky i harroka dritat dhe ngrohjen ndezur kur dilka nga shtëpia, një tjetër thoshte “ky çmim është lavanterie”./tvklan.al