GREQI – Rritja e çmimeve të karburanteve ka riaktivizuar bandat që operojnë në lagje të ndryshme për të hequr benzinën ose naftën nga makinat e parkuara, kamionët dhe deri tek motorët.
Në fakt, disa banda janë organizuar mjaft mirë në raport me të kaluarën dhe sipas informacioneve në mediat greke ato shikojnë kryesisht makinat e kompanive apo kamionët që pronarët e tyre mbushin në pikat e karburantit dhe më pas i ndjekin deri sa të gjejnë momentin për ta vjedhur.
Sipas ankesave që kanë mbërritur në policinë greke, fenomeni ka pësuar një rritje të madhe javët e fundit për shkak të rritjes nga çmimet e karburanteve .
Grupet pastaj ose përdorin karburantin e vjedhur për të drejtuar automjetet e tyre ose e shesin atë në pika të tjera karburanti me gjysmën e çmimit të shitjes së benzinës ose naftës!
Natyrisht, hajdutët shpesh shkaktojnë dëme të konsiderueshme , veçanërisht në automjetet e reja që do të vjedhin karburantin nga rezervuarët e tyre , pasi prodhuesit e makinave i kanë pajisur me siguresa të posaçme që të mos hyjë tub brenda dhe të mos pompohet benzina ose nafta nga jashtë.
Ekzistenca e një rezervuari me siguresa i çon hajdutët tek tubat që kalojnë karburantin në motor dhe duke i prerë ato arrijnë të zbrazin plotësisht rezervuarin e mjetit që kanë “goditur”. Pronari fillimisht kur të shkojë për të lëvizur automjetin e tij do t’i duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur pasi do të jetë i sigurt se e ka mbushur rezervuarin dhe sapo të telefonojë asistencën në rrugë do të zbulojë se ka rënë viktimë e vjedhjes.
Shumica e rasteve as që raportohen tek autoritetet pasi pronarët e automjeteve ose kamionëve kryesisht të korporatave shmangin përfshirjen në burokracinë e ankesave pasi do t’u duhet të punojnë me automjetet e tyre.
Megjithatë, disa hajdutë të tjerë , të cilët janë më pak të duruar dhe fokusohen kryesisht në rezervuarët e mëdhenj të kamionëve , nuk ngurrojnë as të shpojnë rezervuarët e karburantit dhe të derdhin naftën e vjedhur në kova!
Në fund të fundit, ka shumë pronarë kamionësh që bien çdo ditë viktimë e vjedhjes së karburanteve , si rezultat i së cilës kërkojnë patenta apo mënyra për të parandaluar apo vonuar hajdutët .
Autoritetet kanë theksuar në të kaluarën se hajdutët nuk pompojnë karburant nga rezervuari, por bëjnë vrima, duke u shkaktuar në fund të fundit dëme të mëdha pronarëve të automjeteve , ku riparimi kushton shumë .
Ata këshillojnë gjithashtu pronarët e makinave , kamionëve dhe motoçikletave që të mos i parkojnë në rrugë të shkreta që nuk janë të ndriçuara mirë dhe të ngarkuara me lëvizje , ndërsa sqarojnë gjithashtu se kur dikush e lë një automjet në një vend publik për disa ditë ai automatikisht bëhet shënjestër e hajdutëve.
Gjithashtu një lëvizje e zgjuar për pronarët është të parkojnë automjetin e tyre me rezervuar në anë të rrugës dhe jo në trotuar në mënyrë që vjedhja e karburantit të jetë më e vështirë