Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka publikuar një video të stafeve mjekësore dhe ka risjellë në vëmendje pandeminë.
Rama thotë se sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet falë vetëmohimit të stafeve mjekësore dhe investimeve domethënëse. Më tej kreu i qeverisë thotë se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë.
“Mirmëngjes dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.