Dy persona kanë rënë në pranga pas një sherri të zhvilluar në Skrapar.
Policia njofton se 32-vjeçari Alabano Isufi dhe 30-vjeçari Elisado Isufi, vëllezër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me leva dhe shkopinj bejzbolli xhaxhain e tyre 63-vjeçarin P.I, duke i shkaktuar dëmtime në kokë i cili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Mësohet se sherri ka nisur për pulat, pasi kishin hyrë në tokën e tyre.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme