Zyrtarja ukrainase: Një grua e rrëzoi dronin rus me një kavanoz me turshi

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, ka thënë se një grua në Kiev e ka rrëzuar një dron rus, duke e gjuajtur me një kavanoz trangujsh, raporton Express.

Pas këtij rasti, ajo ka pyetur se si pret Rusia që ta pushtojë Ukrainën.

“Në Kiev, një grua e ka rrëzuar një dron rus prej ballkonit me një kavanoz trangujsh. Si presin ata ta okuptojnë këtë shtet?”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Të Fundit