Rama: Shkodra o me varenë ose me bravën, sikur ju ka marrë peng edhe i vdekur Enveri. Komunizmi ka vdek!

Kryeministri Edi Rama teksa sulmoi kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademin, theksoi se në këtë qytet është për të vënë duart në kokë se si njerëzit janë të ndarë ose me ‘varenë’ ose me bravën, duke ironizuar Berishën dhe Bashën.

Gjatë përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i qeverisë theksoi se kur sheh që disa janë me sy dhe veshë mbyllur, duket sikur Shkodrën e ka marrë peng edhe i vdekur diktatori Enver Hoxha.

“Bashkia e Shkodrës ka bërë të njëjtën zgjedhje dhe ka marrë të njëjtin rezultat kur vjen puna te jeta e përditshme. në mos qoftë zero, është mizerabël në krahasim me bashkitë e tjera të Shqipërisë. Bashkitë e tjera s’kanë të krahasuar. Kjo s’ka lidhje me do apo nuk do qeveria. Pasi qeveria dhe unë kemi bërë çfarë kemi mundur. Përpjekja jonë, madje dhe shpesh në kundërshtim me rezistencën e bashkisë së Shkodrës, që u bë stadiumi, u rindërtua dhe u restaurua teatri, apo që u bë rruga që lidh Shkodrën me Velipojën, një rrugë që premtohej dhe pritej dhe nuk bëhej. Apo ndërhyrjet që janë bërë në Shirokë, apo në Kalanë e Shkodrës. këto janë ndërhyrje që janë bërë nga qeveria për aq sa ka pasur ajo mundësitë. Na duhet një bashki që i ka dyert e hapura për bashkëpunim, që e mirëpret bashkëpunimin. Na duhet një bashki si e botës ku ai apo ajo që drejton, është aty në radhë të parë për ti shërbyer komunitetit dhe jo për ti ndarë ata; tanët dhe të armikut

Eshtë aty për të sjellë më shumë investime, më shumë cilësi që nga pastrimi, kushtet e kopshteve dhe çerdheve Këtu është çudi e madhe a thua bashkia është një bunker për t’i rezistuar komunizmit akoma kur komunizmi ka vdekur. Ka 32 vite që ka vdekur. Nëse ka diçka komuniste akoma gjallë është hija e atij që do me u kthye me zor. S’ka gjë tjetër na komunizmi në Shqipëri. Komunizmi ka vdek! E kam thënë dhe në fushatën tjetër. Është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën kur institucion me këmbëngulje, veshët ngulur, dhe hundët mbyllur, që nuk ndjenë erën e plehrave, që ose me varen ose bravën, o s’ka. Ti thua, këta i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha se dhe mallkimi i Enver Hoxhës, që shkodranët e kishin vënë në shënjestër qysh kur ishte gjallë. Regjimi i tij mori një nga goditjet para në Shkodër. S’ka asnjë mundësi tjetër që të rrish peng i një armiqësie imagjinare me një komunizëm imagjinarë dhe komunista imagjinarë. Shkodra mund të jetë peng i së shkuarës në 6 mars, por ne jemi këtu.”, tha Rama.

Gjithashtu drejtuar demokratëve, Rama u bëri apel që në zgjedhjet e 6 marsit të provojnë të zgjedhin një socialist që në 300 ditë të pastrojë qytetin nga plehrat.

“Qëkur erdhi jeta me dy gishta në Tropojë kushte mbet Bajram Curri me pesë gishta dhe nuk kishte gjë tjetër vetëm degradim. Ja ku është sot Tropoja…sa e sa vite kërkonin njerëzit rrugën për të shkuar në Theth, kush e bëri. Jo se kemi bërë ndonjë mrekulli, por këto janë premtuar 30 vite dhe nuk u bënë kurrë. Njëri nga ata i thotë Shkodrës zgjidh bishtin e varresë time dhe tjetri thotë zgjidh këtë që ka dalë nga vrima e bravës time. Këta nuk kanë për të bërë asgjë për Shkodrën. Me ta kacafytja do vazhdojë dhe Shkodra me gisht në gojë, po përse? Në këto zgjedhje zgjidhet deri për vitin e ardhshëm, i them demokratëve të paktën për 300 ditë provoni një herë një socialist, një goxha zonjë që është në PS jo për të gjet një punë, as për të marrë një trofe, se ka një punë që e ka ngrit me krahët e vet. Ju e dini që pas çdo burri të zot ka një grua të fortë…O shkodranë edhe ju demokratë, zgjidhni Majlindën, që e ka bërë suksesin vetë, pa parti pa mbështetje politike. Mund të kishte ikur si shumë të tjerë, por të paktën në 300 ditë t’ju pastrojë Shkodrën, pastaj i them demokratëve e keni zgjidh se ça do boni a do hyni në rrugën e bravës …300 ditë pastrojeni , madje jo pastrojeni, por ta pastrojmë ne socialistët pastaj ejani bëjeni pis prapë se kështu u kemi ndarë punët. Është e pabesueshme të insistosh në gabim dhe të presësh rezultat tjetër…Ndërroni ça të doni, i njëjti është, po ishte me dy gishta është i njëjti, dy gishta në sy dhe mos shih përpara por të hapësh gojën dhe të luftosh komunizmin…Nuk kemi ardhur të luftojmë as me komunizmin as me ata të tjerët që janë bërë kashte e k.qe, por për t’ju thënë që jemi gati ta pastrojmë Shkodrën nga plehrat që janë kudo. Jemi gati të bëjmë më shumë për Shkodrën në çdo drejtim”, tha ai.

Të Fundit