Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës teksa mori pjesë në mbylljen e fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Teksa kërkoi mbështetjen për kandidatin e PD, Xhemal Bushati, Basha bëri thirrje që ditën e dielë të gjithë shkodranët të çajnë rrethimin e të keqes për të rikthyer besimin tek e nesërmja.
“Faleminderit për këtë pritje të veçantë këtu në Shkodër. Para se të shkelja në Shkodër për herë të parë kam lexuar një libër të Marlin Barletit “Rrethimi i Rozafës”. Më la mbresa të jashtëzakonshme. Gjeta një Shkodër nën mjerim, të rrethuar nga terrori pas komunizmit, ndryshe nga Tirana ku isha nisur këtu gjerta edhe shtigjet me të cilat shkodranët kishin care rrethimin komunist. Të rrethuar nga uji e kam gjetur vite më vone, të rrethuar nga padrejtësia, varfëria këto 8 vite. Sa herë kam qenë në mesin tuaj kam parë vendosshmërinë për të qëndruar për ta plasaritur murin e rrethimit me qëndresën plot shpresë me forcën e bashkimit të shkodranëve kundër të keqes.
Këto zgjedhje, këtë të dielë kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën e familjarit,k guximtarit, Xhamal Bushatit prindit shkodran që pavarësisht këtij rrethimi ku ndodhemi është bërë zëri juaj. Ju ftoj që këtë energji që keni mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes për të rikthyer shpresën etk e nesërmja që po vjen dhe askush nuk mund ta ndalë.