Policia shkon t’i arrestoi të atin,e reja në Kamëz godet me mjet presës efektivin

Një 22-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me mjet prerës punonjësin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, pasi efektivët kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj.,  për t’i komunikuar se duhet të paraqitej në Komisariatin nr.4 të policisë.

Ndërsa ka kundërshtuar,  vajza e A.GJ, më pas ka goditur me mjet prerës efektivin G.C., 35-vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kamëz-Informacion

Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit