Protestuan kundër luftës, fëmijët e shkollave fillore ruse arrestohen

Fëmijë të shkollave fillore janë arrestuar nga policia e Moskës pasi vendosën lule para ambasadës së Ukrainës dhe mbajtën në duar pankarta që shkruanin “Jo luftë”.

Imazhet tregojnë fëmijë me oficerët pas hekurave metalikë, të futur në një automjet policie, dhe më pas në një komisariat.

Kremlini duket se po merr masa gjithnjë e më drastike në përpjekje për të mbajtur nën kontroll rusët që janë kundër luftës në Ukrainë.

Arrestimi i fëmijëve është konfirmuar nga gazeta nobeliste Novaya, e cila shkruan se më pas fëmijët janë lënë të lirë.

https://twitter.com/novaya_gazeta/status/1498784549639229444?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498784549639229444%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdurreslajm.al%2Fprotestuan-kunder-luftes-femijet-e-shkollave-fillore-ruse-arrestohen%2F

Të Fundit