Qëllon me sëpatë pas shpine 26-vjeçarin, ia mbath 51-vjeçari në Vlorë

Ditën e sotme në Vlorë një 51-vjeçar ka qëlluar me sëpatë një 26-vjeçar. Sipas uniformave blu, shtetasi A.B., 51 vjeç për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B.H., 26 vjeç.

Mësohet se 26-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po bën krehjen e zonës për kapjen e autorit të ngjarjes.

“Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./

Të Fundit