Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë.
Duke i kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Basha, Spiropali theksoi se e gjithë politika shqiptare është bashkë në këtë çështje.
“Ne e vlerësojmë këtë qëndrim të zotit Basha. Qeveria ka marrë të gjitha masat, në NATO. Kemi mbajtur qëndrim të fortë, janë në koordinim të vazhdueshëm për këtë agresion të paprecedent të Rusisë ndaj një vendi sovran, siç është Ukraina. Shqipëria ka mbajtur edhe qëndrim për çështjen e Krimesë. Jemi bashkë në këtë, nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e Shqipërisë krah aleatëve të saj, NATO DHE OKB dhe të gjitha forcave që janë të alarmuara, dhe që cënohet siguria në Europë.”, tha Spiropali.