Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda thotë, se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve.Një grua re me probleme shëndetsore është drejtuar te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumni, që kushtojnë 150 mijë lekë.Qysh në fillim, Nikollë Doda e prek gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë, se cfarë ndjen.
Një një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puth gruan, duke i thënë, se do t’i heqë magjinë.Nikolla i thotë gruas, që të shkojë të dielën, që të ketë mundësi të largojë bashkëshorten. Madje të dielën do t’i shkojë dhe një zonjë tjetër nga Berati.Në këtë pikë Nikolla del hapur dhe thotë, se do ta lerë me barrë, që t’i rregullohen periodat.