Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me kryeministrin, Edi Rama, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Teksa ka publikuar foto nga takimi, Blinken shkruan në një postim në rrjetin social “Twitter” se ka qenë kënaqësi për të, të presë kryeministrin Edi Rama dhe të festojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më tej ai shkruan se “ mezi presim 100 vitet e ardhshme”.
“Kënaqësi të pres kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festoj 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken.
Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forward to the next 100 years! pic.twitter.com/BpycaYikDM
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022