“Mblidh mendjen, ke 6 muaj që thua do rriten rrogat” Rama replikon me komentuesin: Kur hesapet bëhen pa hanxhinë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me qytetarët në rrjetet sociale këtë herë për rrogat.

Teksa një qytetar i shkruan se ka 6 muaj qe eshte premtuar se do rriten rrogat dhe pensionet dhe nuk ka ndodhur dhe kryeministri Edi Rama i kthehet duke u shprehur se rritja hyn në fuqi në 1 qershor dhe se rrogat rriten sipas mundësisë dhe jo dëshirës.

“E vertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama.po pagat rrogat kush i ngre tregu .ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat.mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne.ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama .Mblidh mendjen”- shkruan qytetari.

“Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en po te shperndahen para me shume se sa c’mblidhen nga puna! Keshtu qe pune, pune, pune, qe te vazhdojme te rrisim mundesite”- replikon kryeministri Rama.

Të Fundit