Patentat shqiptare tashmë njihen në Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama në një postim në rrjetin social, “Facebook”, ku shkruan se Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, njofton Rama.