Mbrëmjen e sotme presidenti ka sqarua deklaratat te tij para zgjedhjeve të 25 prillit, ku deklaronte se do të priste çdo dorë që prekte votën dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të merrnin sfurqet e të mbronin botën.
Në konferencën për mediat, Meta tha se ka zbatuar çdo vendit të Gjykatës.
“Në Republikën e Shqipërisë asnjë institucion nuk mund të dalë jashtë sistemi demokratik përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese ka karakter suprem në Republikën e Shqipërisë por të mos harrojmë se jemi anëtar të shumë konventave europiane. Kushtetuta krijon që garancia e fjalës së lirë t’i garantohet edhe qytetarit më të thjeshtë. Populli i dy marsit përfaqëson të gjithë shqiptarë që duan të qeverisën nga Kushtetuta dhe lidhje dhe që nuk duan t’i nënshtrohet asnjë shkelësi ligjor. Populli i y marsit i vuri gjoksin mbrojtjes së Kushtetutës dhe mbështeti presidentin e Republikës duke parandaluar përdhosjen totale të shtetit të së drejtës. Populli i 2 marsit janë shqiptarët që duan të shohin Shqipërinë në BE. Populli i 2 marsit është një shqetësim për ata që shkelin ligjin , që kërkojnë të abuzojnë në kurriz të drejtës dhe qytetarëve të thjeshtë. Deklaratat si i mprehim, sfurqet, regjimit, po i vjen fundi, një pikë gjaku derdhet nesër. Një votë po u prek do pritet një dorë, këto janë shprehje metaforike. Metaforat do të ishin objekt interesant për letrarët dhe jo për Gjykatën Kushtetuese. Fushata pati tensione dhe situata provokative, një situatë kaq të rëndë ishte vetëm presidenti i cili mbajti qëndrime për të vënë në lëvizje institucionet për të vënë në lëvizje autoritetet të parandalonin tensionet. Termi sfurqe është përdorur referuar një ngjarje që dikur ka ndodhur në 99…”, tha Meta.