Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është vënë në siklet pasi është pyetur se çfarë është NATO.
Pyetja është bërë nga Ismet Drishti në hyrje të Kuvendit, ndërsa videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Salianji ndonëse tentoi disa herë, ai nuk i dha dot një përgjigje të saktë për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e emërtuar gabim.
Pjesë nga intervista:
Drishti: Një prononcim të shkurtër?…”
Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë?
Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë…
Salianji: Po më thuaj o vëlla!
Drishti: Një pyetje. Situata në Ukrainë duket pak si e vështirë, apo jo?
Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama…
Drishti: Po pra po, i ka rastis, me shans…Jemi vend me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo, është meritë e PD-së?!
Salianji: S’ka diskutim! Edhe e Berishës! Thuaje dhe këtë.
Drishti: Po çfarë do të thotë NATO?
Salianji: Nata… NATO është aleanca transatlantike! Është anglisht. NATO, që është kombet, të cilat janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.
Drishti: Po N, po A…?
Saliani: Po Nejshëll Atlantik….
Drishti: Jo Nejshëll!
Salianji: Po çfarë është?
Drishti: Është North Atlantic!
Salianji: Po mirë.
Drishti: Po O-ja tjetër?
Salianji: Po tani nuk… Meqë ma the…