Ish-deputeti socialist, Spartak Brhao, ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pas deklaratës së tij të fortë se në protestën e 8 janarit të organizuar nga Sali Berisha do të vritej një deputet në oborrin e PD-së.
Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos. Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.