Dje Shqipërinë e vizitoi presidenti turk Erdogan, i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 552 banesave të ndërtuara në Lac, dhuratë e shtetit turk pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në vendin tonë.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryebashkiakja Cara tha se ky titull iu akordua presidentit Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ditët më të vështira.