Linja e tensionit të mesëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.
Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.