Berisha: Rama mori urdhra nga Beogradi në 8 Janar për të mbrojtur Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot nga Lezha për protestën e zhvilluar në 8 Janar. Berisha tha se në 8 Janar Basha është mbrojtur në zyrë me 8 bodigardë dhe e shndërroi selinë në strofull politikanësh.

Po ashtu Berisha hodhi akuza kundër Ramës, duke thënë se ka marrë urdhra nga Beogradi për të mbrojtur Lulzim Bashën.

“Edi Rama rrethoi Lul Bravën me oficerët e tij, jo vetëm me 8 bodigardë, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive. E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh. Në një skenar të parapërgatitur ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e banditëve kundër demokratëve paqësorë.

Një lojë kriminale e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve. Në çdo vend të botës u them shqiptarëve, se çdo njeri i lirë se kur u thuhet se banditët kanë hyrë në shtëpi njofton policinë dhe kur policia është me banditët. Në këtë rast ata kanë të drejtë tu përvishen banditëve ose t’u dorëzohet atyre, por kjo e dyta nuk bëhet. Ne atë ditë nuk shkuam për të lënduar njerëz”, tha Berisha./tvklan.al

Të Fundit