PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës. Po mbajnë peng Shqipërinë

TIRANË

Partia Demokratike akuzon Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë bërë bashkë kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe vetë PD. Sipas PD, ata janë e shkuara dhe ndaj duan ta mbajnë peng Shqipërinë.

Teksa publikon një video me deklaratat e Escobar, Metës, Ramës dhe Berishës për ‘legjitimitetin’, PD thekson më tej se “Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve iu intereson qëndrimi në vendnumëro”, teksa Basha është partner i SHBA-ve.

“Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve. Atyre iu intereson qëndrimi në vendnumëro, iu intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.
Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

Të Fundit