Ajri i pastër është mbrojtësi më i mirë kundër përhapjes së koronavirusit. Fuqia infektuese e Covid-19 reduktohet në mënyrë drastike, pas 5 minutave qëndrimi në ajër, sipas një studimi të ri të Universitetit të Bristolit në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët thonë se ky virus humb deri 90% të fuqisë infektuese pak minuta pasi del në ajër të pastër, duke u bërë shumë herë më pak vdekjeprurës krahasuar me formën fillestare.
Studimi shpjegon se pjesëzat e Covid -it, pasi dalin nga ngrohtësia e mushkërive, lagështia dhe mjedisi i pasur me dioksid karboni, ato dehidratohen me shpejtësi pasi dalin nga trupi i njeriut përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe bien në kontakt me sasi të mëdha të oksigjenit që është i dëmshëm për to. Humbja e lagështirës dëmton aftësinë për të infektuar qelizat njerëzore.
Për këtë arsye, rreziku më i madh për përhapjen e virusit janë ambientet e mbyllura. Mundësia më e mirë për të shmangur infektimin është ruajtja sa më gjatë e distancës dhe mbajtja e maskës. Në një tjetër studim britanik thuhet se qelizat imunitare të prodhuara pas infektimit nga gripit, krijojnë mbrojtje të fuqishme kundër Covid -19.