Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka publikuar një video të momenteve të 8 janarit, ku shfaqet ish-kryeministri Berisha dhe protestues që thyej dyert e selisë blu.
Bashkëngjitur me videon ajo shkruan se gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës.
Pampuri shkruan se shumica e demokratëve e refuzuan dhunën dhe braktisën Berishën e grushrin e mercenarëve që u ngarkuan për shkatërrimin e PD.
“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”,-shkruan deputetja e PD.