Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij pasi reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale.
Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar: F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të cilët shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.