Denoncuesja e rradhës na con në Shkodër. Zonja ka dalë e para në portalin “mësues për Shqipërinë” në vitin 2017 dhe i ofrojnë një kontratë provizore si zëvendësuese. Në të njejtën kohë drejtoria e shkollës shpall vend vakant, në të cilin vjen një tjetër arsimtare.Ndërsa kërkojmë takim me drejtoreshën e gjimnazit “Jordan Misja”, ndeshemi me një situatë tjetër. Një derë e pasme nga ku dalin gjimnazistët. Ndërsa gazetarja kërkon sqarim për këtë situatë, disa persona e shtyjnë me forcë, derisa vjen policia.Më në fund arritëm të takojmë drejtoreshën e “Jordan Misja” Ardiana Ndreu. Por zonja Ndreu pretendon, se kopja e emërimit definitiv të mësueses Arjola Sokoli, është dokument fals.
Lidhur me problemin e denoncueses, e cila doli e para në portalin “mësues për Shqipërinë”, drejtoresha e gjimnazit “Jordan Misja”, kërkon të ballafaqojë dokumentin tonë me të sajin, pasi pretendon, se yni është fals. Por ndërsa nis të lexojë emërimin e “qokës” së saj, ajo vetë kupton, se është e njejta shkresë. Gjithashtu drejtoresha mohon daljen e nxënësve të gjimnazit nga dera e pasme, edhe pse ne e kemi gjithcka të filmuar.Shkojmë në Zyrën Arsimore Shkodër, por drejtuesja nuk ndodhet. Një herë thonë, se është në mbledhje e një herë tjetër në monitorim.