Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mëngjesin e kësaj të mërkure ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e policisë në qarqe.
Sipas burimeve per media, fokusi i takimit të parë për vitin 2022 janë objektivat për nisjen e vitin të ri.
Ndërkaq, tema të tjera që pritet të jenë pjesë e diskutimeve janë kultivimi i drogës dhe krimet kundër jetës.
Kjo mbledhje vjen gjithashtu një ditë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku në një lokal në “Don Bosko” u vra 35-vjeçari Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.