“Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, tha ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e pyetur për rolin dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.
Ajo shtoi se ambasadorët duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, sicc parasheh misioni i tyre.
“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, tha ambasadorja franceze në intervistën për Euronews Albania.