Rama: Në “Ballkanin e Hapur” do ftojmë Italinë, Greqinë dhe Hungarinë

I pyetur nga gazetarët, në konferencën e përbashkët kryeministri Edi Rama, u përgjigj duke thënë se “Ballkani i Hapur nuk ka të bëj me Jugosllavinë e Madhe.

Ai shtoi se në samitin vijues duan të kenë edhe Italinë, Greqinë dhe Hungarinë.

“Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, apo ta ndjekin këtë. Kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën apo të rikrijosh Jugosllavinë. Unë dua ta them në shqip. “Ballkani i Hapur” nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndërkohë në samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore. Në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sepse kemi kuptuar që nuk mjafton për njerëzit tanë të kenë tregti të lirë plotësisht, ata kanë nevojë të kenë edhe më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Pra do të kontaktojmë me vendet e BE dhe ta bëjmë procesin bashkë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në tregun e përbashkët Europian”, -tha Rama.

Të Fundit