Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka folur për buxhetin e vitit 2022, duke mos i kursyer kritikat.
Gjatë fjalës së tij, Koreshi tha se ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po sherbetosin dot as bakllavanë.
Mes të tjerash ai theksoi se për shkak të situatës së vështirë ekonomike, shumë ccifte kanë shkuar drejt divorcit.
“Buxheti i shtetit shqiptar nuk e kalon Vitin e Ri, ashtu si gjeli i detit. Ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po sherbetosin dot as bakllavanë, pasi kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri. Më kujtohet koha kur mbanim mollët poshtë divanit, se kishim hall se i hanim para kohe.
Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet.
Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot. Ku është shpërblimi për Covid-19?
Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen.”, tha Korreshi.