Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se indiferenca ndaj korrupsionit është bashkëpunëtorja më e madhe e tij.
Në Ditën Ndërkombëtare Anti-korrupsion, Manja bëri thirrje që të gjithë të kontribuojmë në luftën kundër korrupsionit, duke marrë në konsideratë dhe mbështetjen e madhe nga SHBA-ja, gazetarët e përgatitur dhe të rinjtë që duan të çnjollosin emrin e Shqipërisë.
“Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë”, tha ministri.
Manja theksoi se lufta anti-korrupsion nuk ka asnjë përjashtim, ose në të kundërt ky problem nuk do të mund të marrë zgjidhje.