Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj tha se do të shkojë vetëm në kuvendin e datës 11 Dhjetor, pasi sipas tij ai është kuvendi i shumicës së anëtarëve.
Shehaj tha në emisionin “Opinion” se nuk mund të shkojë në kuvendin e datës 18, pasi duhet të pritet minimalisht se çfarë është vendosur në datën 11 Dhjetor.
Pjesë nga diskutimi në studio
Shehaj: Kush mendon se kuvendi i datës 11 është legjitim nuk mund të shkojë në datën 18. Duhet të presi minimalisht çfarë është vendosur në kuvendin e datës 18.
Fevziu: Mund të vendosë kuvendi i datës 11 që të mos zhvillohet kuvend në datën 18?
Shehaj: Mund të vendosë, por nuk më duket e kuptimtë.
Fevziu: Basha ka thënë është vetëm një kuvend ai i datës 18…
Shehaj: Është koherent me qëndrimet deri më sot, nuk njeh kuvendin, nuk njeh firmat. Është koherent.
Fevziu: Çdo të thotë kjo për PD?
Shehaj: Kryetari i PD nuk njeh vendimin që do marrin delegatët e PD-së, do vazhdojë në të vetat.
Fevziu: Dhe ata të 11-ës do ngulin këmbë në të tyren…
Shehaj: Nuk kemi dy parti. Kemi një parti që është partia e shumicës së anëtarëve. Unë do marr pjesë në kuvendin e datës 11 se mendoj që është kuvendi i shumicës, i anëtarëve të PD . Ka një parti, një kuvend dhe është ai i anëtarëve. Dyshimet që kasha me verifikimet, u binda që firmat ekzistojnë.