Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e Covid-19, ka paralajmëruar një nga krijueset e vaksinës së Oxford-AstraZeneca.
Prof. Dame Sarah Gilbert, duke mbajtur leksionin e 44-të të Richard Dimbleby, tha se duhej të kishte më shumë fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë për të parandaluar kështu edhe humbjet e përparimeve të bëra.
Ajo gjithashtu paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron. Dame Sarah shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa të dihet më shumë për të.
Ajo tha: “Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetra mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja”, transmeton BBC.
“Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar, dhe më pas të gjejmë humbjet e mëdha ekonomike që kemi pësuar pasi nuk kemi fonde tw mjaftueshme.
“Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin.”
Duke folur për variantin Omicron, ajo tha se proteina e saj spike përmban mutacione të njohura për të rritur transmetueshmërinë e virusit.
Por ka ndryshime shtesë që mund të nënkuptojnë se antitrupat e shkaktuar nga vaksinat, ose nga infeksioni me variante të tjera, mund të jenë më pak efektive në parandalimin e infeksionit Omicron.
“Derisa të dimë më shumë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndërmarrim hapa për të ngadalësuar përhapjen e këtij varianti të ri.”