Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “ Stop” për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54 vjecar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët, se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.Rasti i 8 vjecarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik. 54 vjecari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës.Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja crregullimeve të shëndetit mendor. Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallzim. Në polici na thanë, se ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar.Pas ndërhyrjes sonë, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54 vjecarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit, ku konkluduan, se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.
Sot është dita e parë e muajit të fundit të vitit.1 dhjetori njihet si dita ndërkombtare e luftës ndaj sëmundjes së Sida-s. Në këtë ditë në vitin 1949 ka lindur bosi kolumbian i drogës Pablo Eskobar. Por mbi të gjitha sot KLGJ vendosi, që gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu t’i ulet paga me 20% për plot 6 muaj! Një video e realizuar në rrugët e kryeqytetit,tregon 7 automjete, mes të cilave një motorr policie, që nxjerrin sasi të mëdha tymi, duke ndtur ambientin e mushkëritë e banorëve të Tiranës.
Në emnisionin e mbrëmshëm transmetuam kameran e fshehtë për situatën e kopshteve në Sarandë.Një qytetar kërkonte të regjistronte djalin 3 vjecar në kopsht, por është përballur me kushtet skandaloze. Fëmijë të vegjël flenë në shezllonë të përshtatur si krevatë.Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon, se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njejtin ambient dhe nuk kanë as vend dhe as krevatë.E njejta situatë edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.Sot Thoma Nika, zëdhënës i bashkisë së Sarandës, tha, se nuk është problem krevatësh, por hapësira, ndaj po shihet për ambiente të tjera me qira.Ai tha, se kjo do të parashikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.