“Armiqtë dhe kundërshtarët e mi i kanë tmerr vizitat e mia në Tropojë”. Kështu i mbylli “Foltoren” e radhës në vendlindjen e tij ish-kryeministri Sali Berisha.
Edhe kësaj radhe ai hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkoi të hynte në qeveri me Edi Ramën sepse do të përmbyseshin të dy bashkë.
Berisha tha se Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i Partisë Demokratike, ndërkohë që në statutin e ri të PD-së do të ketë një nen të quajtur “Neni Basha”, që sanksionon se kryetari që humbet zgjedhjet largohet.